Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Aurela Gaçe është treguar gjithmonë transparente me ndjekësit e saj. Kështu ka ndodhur edhe me postimin e fundit të saj në rrjetet sociale, ku ka treguar se çfarë i ka ndodhur me makinën.
“Sapo me goditi trotuari. Trotuar kaq të papërgjegjshëm nuk kam parë. Po ecja ngadalë, ngadalë në parkim. Disa çuna bënin me shenjë, stop stop. Jo unë, po prisja të bënte pip pip ai sensori i poshtër. Kam faj unë? Lum shtëpia që më ka”, ka shkruar Aurela krah fotos ku duket se ka dëmtuar pjesën e përparme të makinës.
Ndjekësit e Gaçes kanë lënë menjëherë një sërë komentesh, duke i kuptuar problemin, por dhe duke u argëtuar me sinqeritetin e Aurelës.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post