Regjisori Robert Budina ka folur lidhur me dhunën e ushtruar nga efektivët e Policisë pak para prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Ai tha se kur ka dalë tek dera e Teatrit një person që ishte me automatik ia kishte drejtuar armën për presion.
Sipas tij nga informacionet që ka siguruar thuhet se ishin njerëz të ushtrisë.
“Nga Teatri nuk është hequr asgjë. Kjo është për tu hetuar. Prokuroria duhet të futet në lojë. Në momentet e shembjes besoj duhet të ishim mbi 30 persona. Terrori psikologjik ishte i jashtëzakonshëm, kam parë nga filmimet se kanë përdorur spraj.
Dëgjonim, ulërima, njerëz që qanin. Dëgjuam lëvizjet e fadromës dhe nisëm të dalim. Rreth katër veta mu turrën përballë për të ushtruar presion. Kur dal tek dera e teatrit , një person që ishte me automatik, më drejtoi automatikun në mënyrë të qartë për të ushtruar presion.
Kisha nevojë për të gjithë popullin që ai terror të merrte atë që meritonte. Ky është instalimi i shtetit policor. Nuk jam specialist, por nga informacionet që kemi thuhet se ishin njerëz të ushtrisë”, – u shpreh Budina për abc news.
Diskutime rreth kësaj post