Artistët dhe qytetarët që kishin mbrojtur kauzën e Teatrit Kombëtar hapën siparin e protestave. E radhës do të jetë të mërkurën në 17:30 dhe jo vetëm në Tiranë.
Edhe opozita është përfshirë në këtë kauzë. Ish-deputeti Luçiano Boçi ka komentuar vendimin e Ministrit për Diasporën, Pandeli Majko, i cili ishte kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.
Boçi shkruan se Majko heshti kur ai u shemb dhe nuk mundi të kundërshtojë si ministër qoftë kryetarin e Bashkisë, se për Ramën s’ia mban që s’ia mban.
“KUR “TË VËRTETËN” PËR TEATRIN TA SHPJEGON PANDI
Ne debatin e ashpër për teatrin, është përfshirë dhe Ministri për Diasporën, Pandeli Majko.
Pandi më parë ka qenë kundër shembjes, por që heshti kur ai u shemb dhe nuk mundi të kundërshtojë si ministër qoftë kryetarin e Bashkisë, se për Ramën s’ia mban që s’ia mban.
Duke dashur të shpjegojë qëndrimin e tij, ndaj “të pavërtetave”- siç i quan ai disa pretendime, Pandi e ngatërroi akoma më keq “të vërtetën” e tij.
Në një mesazh të botuar në online, Majko shprehet se në 1998, ai me qeverinë e tij nënshkroi një marrëveshje me “Greqinë me kryeministrin e kohës MICOTAQIS”.
Por një komentues i vëmendshëm e kishte përmendur e shkundur Pandin, duke i treguar Ministrit që flet, por nuk thotë asgjë, se kryeministër i atëhershëm i Greqisë ishte SIMITIS dhe jo MICOTAQIS.
Me një kërkim të thjeshtë konstatimi i komentuesit, rezulton i vërtetë.
Në 1998 Kryeministër i Greqisë ishte SIMITIS (Kostas).
Pandi që nuk harron asnjëherë shaminë e pionerit, “harroi” se me cilin nëshkroi një ndihmë në miliona euro!!!!???
Këta as nuk e respektojnë historinë dhe as e dinë vlerën e saj, përndryshe nuk do heshtnin, kur ajo u varros nën zhurmën e shembjes së teatrit.
Ah, desh harrova!
Në nënvetëdijen e tyre ajo ishte ndërtesë “fashiste” dhe si e tillë duhej pushkatuar!?”, – shkruan Boçi.
Diskutime rreth kësaj post