Gazetari Blendi Fevziu ka festuar dje ditëlindjen e tij të 51-të. Kjo ka qenë një ndër ditëlindjet më të veçanta për të, teksa është përballur në emisionin ‘Në kurthin e Piter Pan’ me një surprizë emocionuese.
I ftuar për të dytën herë në “anijen” e Piter Panit, autori dhe moderatori i “Opinion”, para se të ndante me publikun disa prej kujtimeve nga udhëtimet dhe aventurat e tij nëpër botë, u surprizua nga kjo tortë që stafi i Piter Pan i kishte përgatitur.
Mirëpo surpriza nuk mbaronte këti, pasi tortën ia solli ai që pretendon t’i zërë vendin pas disa vitesh, vogëlushi Deon.
Duke e falënderuar për surprizën, Blendi i tha se ishte gati t’ia linte vendin Deonit: “Sa të rritesh edhe pak…”, – i tha ai Deonit pas pyetjes së këtij të fundit “kur do ma japësh atë emisionin?”
“Po unë nuk ta jap, atë duhet ta fitosh vetë…” – vijoi Blendi me shaka duke e ngacmuar 7-vjeçarin, i cili, me siguri, pas disa viteve, do të jetë në ekran njëlloj si Blendi.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post