Në nisje të protestës për Teatrin, Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka bërë thirrje të mos i përgjigjen dhunës me dhunë, por me besim te Demokracia dhe Triumfi i saj mbi talebanizmin dhe oligarkinë.
Kreu i Shtetit deklaron se mbështet fuqimisht një hetim ndërkombëtar për shkatërrimin antikushtetues, të paligjshëm dhe në mënyrën më antieuropiane të Teatrit Kombëtar.
Postimi i Metës:
“Mbështes fuqimisht një hetim ndërkombëtar për shkatërrimin antikushtetues, të paligjshëm dhe në mënyrën më antieuropiane të Teatrit Kombëtar.
Gati të bashkëpunoj me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, si dhe me çdo institucion europian dhe ndërkombëtar për Kulturën.
Europa dhe bota demokratike po e kupton edhe me qartë se ç’po ndodh këtu.
Mos iu përgjigjni dhunës me dhunë, por me besim te Demokracia dhe Triumfi i saj mbi talebanizmin dhe oligarkinë.” shkruan Meta.
Diskutime rreth kësaj post