Maturantët i janë rikthyer auditoreve në shkolla pas mbylljes së tyre prej COVID-19. Ata do mund të zhvillojnë mësim edhe në ambientet e jashtme të institucioneve arsimore.
Kështu thuhet në urdhrin e lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë në kuadër të masave higjienike që duhet të ndjekë çdo shkollë.
Urdhri përcakton se nxënësit dhe studentët do hyjnë në ambientet e shkollës vetëm pasi të jenë vendosur në radhë një nga një duke ruajtur distancën 1.5 deri në 2 metër.
Në urdhër thuhet se:
“Nxënësit, studentët dhe mësuesit duhet të jenë të pajisur me maskë dhe të ruajnë distancën fizike. Të gjithë duhet të masin temperaturën me termometër digjital. Gjatë procesit mësimor dritaret e klasës duhet të mbahen të hapura dhe në hyrje dhe dalje të shkollave vendoset solucion dezinfektues”.
Ndryshe nga koha para pandemisë nuk lejohet që nxënësit dhe studentët të dalin nga shkolla dhe të rikthehen brenda ditës.
Sakaq urdhri përcakton se në klasa do ketë aq nxënës sa mundësohet distancimin fizik nga njëri-tjetri.
Të gjithë maturantët kanë rinisur mësimin mëngjesin e sotëm, studentët të cilët do të diplomohen do të nisin mësimin në qershor, ndërsa studentët e viteve të tjera do të nisin shkollën më 25 gusht deri në fund të shtatorit.” – thuhet në njoftim.
FOTO-VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post