Aktorja e njohur Ermira Gjata, e cila aktualisht është edhe pedagoge në Universitetin e Arteve u bë virale ditën e djeshme në rrjetet sociale, për shkak të një foto ku ajo shihej duke qarë.
Mëngjesin e sotëm, në një lidhje me ABC News, Gjata ka treguar se ishte momenti kur u shemb godina historike e Teatrit Kombëtar.
Me zërin që i dridhej, ajo ka pohuar se data 17 maj, mund të jetë zgjedhur edhe qëllimisht për prishjen e ndërtesës, pasi në këtë datë është çelur zyrtarisht për herë të parë teatri.
“Mua më njoftuan se po shembet teatri, vetëm kur shkova dhe pash nga afër se si fadromat po prishinin pjesët, aty nuk u përmbajta dot, shpërtheva në lot.
Mendoj se mund të jetë bërë qëllimisht, pasi më 17 maj të 1945 është çelur për herë të parë zyrtarisht Teatri Kombëtar.
Ajo godinë mund të restaurohej dhe të bëhej ashtu siç ishte. Akoma besoj ashtu se mund të bëhet. Nuk është fjala thjesht për të qenë emocionale, por për të mbrojtur identitetin e historisë sonë”, – tha ndër të tjera Ermira Gjata.
Diskutime rreth kësaj post