Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi shprehet se në muajin dhjetor do të shembet dhe Muzeu Kombëtar. Ajo tha se do të ketë një projekt me kulla që e zëvendëson.
“Nuk kam pikë dyshimi që veprimtaria për teatrin është kriminale. Çështja e teatrit kombëtar nuk ka të bëjë thjesht me godinën por edhe me integritetin e kulturës dhe artit shqiptar.
Në dijeninë time nxitimi për teatrin kombëtar, është edhe arsyeja për prishjen e Muzeut Kombëtar brenda vitit. Rama do të shpërblejë në paradhënie djemtë e projektit për kullat…Po nxiton për ketë arsye”, shprehet Kryemadhi për Abc News.
Diskutime rreth kësaj post