Kryeministri Edi Rama ka marrë si shembull përjashtimin e shefit të Komisariatit Nr.1 , për të paralajmëruar policët, pasi liqeni u mbush plot me njerëz dy ditë më parë.
“Pse e mbyllni liqenin? Ja çfarë thotë njëri, po e mbyllim se pardje në orën 7 pasdite, liqeni ishte plot dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë shkarkoi menjëherë kreun e Komisariatit Nr.1.
Prandaj po i bëj dhe një thirrje të gjithë shefave të komisariatëve dhe të gjithë policëve, nuk duhet të bëjnë asnjë tolerim kur shikojë shkelje. Qytetarët duhet të vijojnë të kenë të drejtat e tyre, por në zonat e kuqe nuk duhet të ketë asnjë tolerim”, u shpreh Rama.
Diskutime rreth kësaj post