Kryeministri Edi Rama tha se nga e hëna gjithçka tjetër do jetë e hapur përveç transportit publik.
Në një komunikim në “Facebook”, kryeministri Rama u shpreh se në këtë fazë të hapjes së vendit duhet të bëjmë shumë kujdes, pasi nëse numrat do të lëvizin do të jetë shumë problem.
Pjesë nga prononcimi Live në Facebook i Ramës
“Vetëm Shqipëria kështu, vetëm Shqipëria ashtu. Ne nga e hëna, përveç transportit publik, aktitvitet sportive në mjedise të mbyllura, nuk do kemi asgjë tjetër mbyllur.
Hiq transportin publik, me të drejtë shumëkush nga ju është i shqetësuar për mungesën, duhet të jetë i vetëdijshëm që nuk e hapim dot ende.
Hiq palestra, qëndra sportive, teatro, klube nate, kinnema, gjithçka tjetër do jetë e hapur. Ekspozimi do të jetë shumë i madh”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post