Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi se Reforma Zgjedhore po zvarritet nga Partia Socialiste, e cila, sipas saj, “nuk do ndëshkimin e shitblerjes së votës dhe kriminalizimin e saj”.
“Si mundet që kjo Reformë Zgjedhore të krijojë besim te procesi zgjedhor, kur kemi një bashki që falsifikon një proces të tërë për të shkatërruar një pronë publike që ka mbrojtje jo vetëm nga shoqëria civile, por edhe mbrojtjen politike të institucioneve ndërkombëtare.
Proceset zgjedhore në Shqipëri i kanë dëmtuar qeveritë në pushtet, jo kodet elektorale. Reforma Zgjedhore nuk është problem, ne kemi qënë gati që në 29 shkurt për ta miratuar dhe kemi dorëzuar të gjitha propozimet tona dhe presim reagimin e Partisë Socialiste.
PS e zvarrit miratimin e Reformës Zgjedhore sepse nuk do ndëshkimin e shitblerjes së votës dhe kriminalizimin e saj. E vetmja mënyrë për të ndaluar këtë gjë është qeveria tranzitore”, – tha Kryemadhi për A2.
Diskutime rreth kësaj post