“Nuk ka për të pasur shans të hyjë asnjë fadromë që të prek edhe tabelën. Unë do të jem e para. E kam lënë amanet. Një pikë gjaku u derdh në atë rrugë, kokë më kokë.”
Kjo ka qenë deklarata e fortë që bëri mbrëmjen e sotme kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në emisionin ‘Open’ teksa foli për debatin për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Duke u shprehur hapur kundër shembjes së teatrit, Kryemadhi tha se kjo çështje nuk mund të tolerohet.
“Nuk ka për të pasur shans të hyjë asnjë fadromë që të prek edhe tabelën. Unë do të jem e para. E kam lënë amanet. Një pikë gjaku u derdh në atë rrugë, kokë më kokë. Nuk ka më fjalime dhe mesazhe për demokracinë. U lodhëm nga demokracia. Atë po ia japim gliko ndërkombëtarëve dhe po ua sheqerosim gojën ndërkombëtarëve. Po ua bëjmë qejfin me reformë zgjedhore.
Por edhe Kushtetutën e Amerikës t’ia shkruash Edi Ramës, nuk e shpëtojnë. Teatri nuk ka kompromis dhe të mos guxojë njeri që të flasë për demokraci. Nuk ka nevojë as për 100 mijë njerëz. Një pikë gjaku ra në atë shesh është kokë për kokë me Edi Ramën dhe Erion Veliajn. Këtu shtet nuk ka, gjykatë nuk ka, prokurori nuk ka. Aty nuk bëhet fjala për të brendshmet e Violeta Manushit që thoshte Rama. Sot ia bën Teatrit Kombëtar nesër ta bën ty.”, – tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post