Pas dështimit për të bindur partitë e mëdha në tryezën e Këshillit Politik për ndryshimin e sistemit zgjedhor, Rudina Hajdari humbi edhe drejtimin e Grupit Demokrat, ku 8 deputetë firmosën shkarkimin e saj dhe zëvendësimin me Myslim Murrizin.
Avokati Spartak Ngjela,thotë se Hajdari është rrëzuar nga bota e nëndheshme e PD-PS.Në gjykimin e tij, kryetarëve të dy partive kryesore Rama dhe Basha nuk u leverdisin listat e hapura sepse rrezikojnë të mos zgjidhen vetë.
“Zonja Rudina ka një gabim të vogël juridik, sistemi nuk ndryshon. Kjo ka trembur dhe ndërkombëtarët. Jemi brenda sistemit proporcional, por mënyra si do të përzgjidhen kandidatët, nuk do vendoset nga partia numri rendor por për secilin do të votohet veç e veç.
Deputetët nuk dalin më sipas numrit që ka vendosur kryetari në listë. Nuk e kanë të sigurt kryetarët që dalin.E pe çfarë i punuan Isa Mustafës në Kosovë, e lanë jashtë fare. Çfarë do të ndodhë me Ramën dhe Bashën? Do të bëjnë fushatë kundër tyre dhe do rrëzohen.Derisa e rrëzuan është bashkimi i nëndheshëm i PS dhe PD. Për faktin se ata të dy janë kundër listave të hapura se rrezikojnë. Është bashkimi i nëndheshëm i PD-PS që e kanë rrëzuar si kryetare të grupit të saj.” – tha Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post