Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka publikuar një dokument, ndërsa thotë se një qytetar është gjobitur ndërsa po shkonte të ndihmonte nënë e tij. Me një shënim në facebook, Vasili e konsideron “turp” një gjë të tillë, ndërsa hedh akuza ndaj kryeministrit Rama.
“Po turp nuk te vjen qe lëshon xhagajduret e tu te policise, qe gjobisin paturpesisht qytetarin 61 vjeç qe shkon te ndihmoje nenen 90 vjecare“, – shkruan Vasili mes të tjerash, ndërsa i drejtohet Ramës.
Postimi i plotë:
“Plasi syte Edi Rama!
Shihe si gjobitet qytetari se shkon te ndihmoje nenen 90 vjeçare.(DOKUMENTI).
Edi Rama ti kujdesesh per nenen tende dhe mire ben.
Po turp nuk te vjen qe lëshon xhagajduret e tu te policise, qe gjobisin paturpesisht qytetarin 61 vjeç qe shkon te ndihmoje nenen 90 vjecare.
Turp dhe te zente nema e te gjitheve ne se ke kazem dhe jo zemer.” – shkruan Vasili.
Diskutime rreth kësaj post