Gazetari investigativ Artan Hoxha nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale tregon se në këto kushte pandemi po e djeg malli për një ndeshje futbolli.
Teksa tregon se prej 2 javësh nuk kishte kaluar fare në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, Hoxha zbulon se dje këmbët e çuan vet tek stadiumi “Air Albania’.
Postimi i Hoxhës:
“Na dogji malli per nje ndeshje futbolli!!!
Kam gjithe jeten, qe shoh futboll, ne diell, ne shi dhe ne bore.
Sa u ndertua nje stadium i mbuluar, ra coronavirusi dhe na la me pamje arkive.
Kisha fiks, dy muaj, pa dale ne Bulevardin “Deshmoret e Kombit” dhe kembet me cuan drejt stadiumit kombetar.
Sot pasdite, ne “Air Albania”.
Sa do ta deshiroja nje ndeshje te kombetares, apo nje derbi te kryeqytetit…
Ne shkallet e ketij stadiumi legjende, nuk e mbaj mend, sa here kam qeshur dhe kam qare.
Sa here kam derdhur lot gezimi dhe lot hidherimi.
Me ka marre malli per ta kenduar dhe nje here, bashke me mijera bashkekombas te mi, himnin kombetar.
Sa do ta doja nje brohoritje me gjithe shpirt,
SHQIPERI, SHQIPERI….”, – shkruan Hoxha.
Diskutime rreth kësaj post