Ditën e djeshme kryedemokrati ka qenë në qytetin e Durrësit ku u takua me disa pronarë biznesesh, të cilët i paraqitën problemet e tyre që kanë hasur gjatë kohës së pandemisë.
Ajo që u vu re edhe nga pamjet ishte se kreu i PD Lulzim Basha nuk i respektoi masat e qeverisë të vendosura për COVID-19.
Për më tepër Basha u takua me tregtarët në ambient të mbyllur çka e shton rrezikun e përhapjes së virusit. Si pasojë atij i është hequr patenta dhe është gjobitur. Lidhur me këtë ka reaguar ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.
“Me këto procedimet penale ndaj kryetarit të opozitës, vijojnë ta ndrisin mamlukët e sundimtarit të Surrelit. Qesharakë!”, – shkruan Manjani në postimin e tij.
Diskutime rreth kësaj post