Sezoni veror i këtij viti do të jetë ndryshe nga herët e tjera prej situatës së shkaktuar nga koronavirusi. Italia, shteti më i goditur në Europë ka menduar që të zhvillojë një byzylyk që do të bëjë zhurmë në rast se nuk respektohen distancat sociale mes njerëzve.
Ndërkohë, byzylyku i zhvilluar nga studiues të Institutit Italian të Teknologjisë mendohet të përdoret për fëmijët dhe ti rikthejë në kopshte e shkolla. Mediat italiane thonë se kanë nisur të bëhen plane për të miratuar rifillimin e vitit shkollor në Lombardi, rajoni më i prekur në Itali.
Gjithashtu byzylyku ka sensorë për regjistrimin e temperaturës së trupit, një nga shenjat më të dukshme të kòronavirusit.
Byzylyku ’i zgjuar’ është zhvilluar nga IIT dhe tani po kërkohen partnerë industrialë që ta prodhojnë në shkallë të gjerë dhe të merret një vendim për rihapjen e sezonit veror.
Ndërkohë BE ka deklaruar se data për përfundimin e izolimit është 15 qershori, por nuk dihet nëse afati do të shtyhet sërish.
Diskutime rreth kësaj post