Deputeti Myslim Murrizi ka konfirmuar se krah forcave aktuale politike, do të rreshtohet dhe një parti e re e krijuar prej tij dhe deputetëve të rinj të Kuvendit.
Murrizi ka thënë se në këtë parti nuk do kandidojë asnjë kandidat pa marrë më parë vërtetim që nuk ka lidhje me të kaluarën komuniste.
Pjesë nga intervista për emisionin HARD TALK:
-Zonjës Topalli do i bëni ofertë që të angazhohet me partinë tuaj?
– Të gjithë atyre që nuk kanë karamele në fyt nga e kaluara komuniste dhe që nuk i përkasin nomeklaturës së lartë komuniste.
-Ajo nuk ka qenë.
-Të gjithë, nuk po i marr me emra.
-Po flasim për një personalitet tani…
-Unë me Jozefinën njihem prej vitit 1997. Ishim 15 burra ne dhe një zonjë. Ruaj konsideratë për vendosmërinë, kurajon, genin nga vjen. Ata që s’kanë qenë me kaluar të pistë nga regjimi komunist, të vijnë të koribuojnë.
-Zonjës Topalli personalisht do i thuash?
-Të gjithëve atyre që janë të pastër… Pse zotit Bode për shembull, po të marr një emër tjetër…
-Do t’i thuash zotit Bode?
-Po të gjithë atyre që s’kanë qenë pra po them.
Diskutime rreth kësaj post