Si molekula të kapura fort në një formulë kimike por kësaj radhe në qiell. Qytetarët durrsakë kanë vënë re sot mbi kokat e tyre formacione të çuditshme dhe të pazakonta resh që dukeshin shumë pranë dhe jo si jemi mësuar zakonisht.
Ato njihen si retë “Mammatus” formohen nga ajri i ftohtë që ndikon në formimin e reve si xhepa në kundërshtim me retë sipër tyre që krijohen prej pranisë së ajërit të ngrohtë.
Këto “xhepa” resh rrinë varur pas reve sipër tyre të krijuara nga ajër i ngrohtë dhe emri Mammatus u vendos për herë të parë në 1894 nga William Clement Ley.
Ndoshta paralajmërojnë një stuhi të fortë në orët në vijim apo mund të jenë si pasojë e ndotjes këtë mund ta thonë më mirë ekspertët por për disa momente retë i bënë të gjithë të ngrinin sytë nga qielli duke e zhvendosur lart fokusin e vëmendjes.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post