Erik Lloshi ka folur për martesën e tij dhe planet për t’u bërë baba, që me sa duket do të vonojnë pak. Këngëtari ishte i ftuar në emisionin “Glamour”, ku tregoi se është shumë i lumtur me bashkëshorten që ka në krahë dhe se Romina e duron shumë atë.
“Jam shumë i lumtur. Jam shumë i lumtur me bashkëshorten që kam në krahë. Është një person që më duron shumë, duron pjesën e karakterit tim që jam shumë lunatik. Jo i çmendur, por më lëviz humori brenda orës, kështu jemi ne artistët, unë kështu e specifikoj veten time. Luhatem shumë shpejt nga pjesa emocionale” – tha ai.
Por kur e kuptoi që Romina që ishte e duhura? Rolin më të madh në marrëdhënien e tyre e luajti motra e Erikut e cila punon në bankë me partneren e tij prej vitesh. Eriku u shpreh se nuk beson në dashuri me shikim të parë, por në vendosmëri me shikim të parë. Ai nuk e njeh veten për romantik, pasi edhe propozimet i ka bërë shumë spontanisht, duke pirë kafe.
“E gjithë pjesa e fejesës dhe martesës sime ka qenë shumë spontane, thjesht duke ulur dhe biseduar me njëri-tjetrin dhe unë i thashë a do të fejohemi, me tha po dhe në martesë e njëjta gjë, një gjë shumë e thjeshtë. Të dyja propozimet edhe për fejesë dhe për martesë kanë qenë shumë të bukura se kanë qenë të papritura, duke pirë një kafe.
Prezantimi me të shtëpisë ka qenë që në muajin e dytë. Romina ka qenë në një vend pune me motrën time, dhe njiheshin prej vitesh. Në momentin kur shkova në zyrë e pashë e vendosa, kjo do të bëhet nusja ime.
Nuk ka dashuri me shikim të parë, por vendosmëri me shikim të parë, unë zakonisht gjërat që dua i arrij. Më pëlqeu si individ dhe nga përshkrimi që më bëri motra, mendova se kjo do jetë njeri pozitiv dhe doli ashtu”. – tha ai.
Sa i përket faktit të të bërit baba, këngëtari u shpreh se nuk ka asnjë plan për momentin, por nëse vjen një bebush është i mirëpritur.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post