Me një postim në Facebook, ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, i bën thirrje qeverisë të krijojë që tani rezerva strategjike ushqimore për të shmangur një paralizë të mundshme të tregtisë ndërkombëtare në një cikël të dytë agresiv të Covid-19 këtë dimër.
“Covid na paralajmëron të krijojmë që tani rezerva strategjike për ushqime ndaj të cilave jemi importues neto.
Sepse e ardhmja është e paqartë dhe asgjë nuk është e sigurt.
Sëpari të blihet prodhimi vendas aq sa ka. Më pas të inkurajohen që tani importuesit, madje edhe me stimuj fiskalë për të mbushur silloset me drithë dhe miell, oriz dhe magazinat me vaj ushqimor etj.
Në këtë mënyrë mund të zbutim sadopak efektet e një paralize të tregtisë ndërkombëtare në një cikël të dytë agresiv të mundshëm të covid, këtë dimër.
Kështu do të përpiqemi të garantojmë furnizim të konsumatorëve dhe kontroll aq sa mundim të çmimeve në rastin ekstrem të paralizës së tregtisë ndërkombëtare nga riciklimi i mundshëm i koronavirusit në vjeshtë.
Njerëzimi gjithnjë ka vuajtur nga mungesa e parashikimit, madje edhe atëhere kur binin këmbanat”, -shkruan Panariti.
Diskutime rreth kësaj post