Deputetja e Kuvendit, Rudina Hajdari, në fjalën e saj foli me tone të forta për prapaskenat që po ndodhin në politikën shqiptare. Hajdari ka replikuar me zëdhënësen e qeverisë Elisa Spiropali lidhur me ndryshimin e sistemit dhe çështjen e Teatrit Kombëtar.
Spiropali tha se teatri do të shembet për t’i hapur rrugë ndërtimit të një godine dinjitoze, ndërsa përsëriti qëndrimin e kryeministrit Edi Rama për dy kushtet e vetme të Reformës Zgjedhore, depolitizimin e sistemit dhe përjashtimin e gjyqtarëve që nuk kanë kaluar në vetting.
Pas fjalës së Spiropalit i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i deputetes Hajdari, ku nuk kanë munguar edhe ofendimet mes tyre.
“Zonja Spiropali t’ju vijë turp që i ofendoni artistët shqiptarë. Nuk e dija që ju ishit edhe arkitekte, por të isha në vendin tuaj do kërkoja falje dhe do ktheja fjalën pas. E kupton zonja Spiropali që këtu s’bëhet asgjë për qytetarët, dhe ti se ngre dot dorën po nuk të dha leje kryeministrin. Që këtu në këtë Kuvend gjithçka bëhet për biznesmenë dhe oligarkë. A e kuptoni që Kuvendi është kthyer në lavatriçe të pastrimit të parave. Këtu duhet të pasqyrohet vullneti i shqiptarëve dhe jo i kryetarit tënd.”, – tha Hajdari.
Diskutime rreth kësaj post