Kryetarja e Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari ka komentuar sërish mbledhjen e Këshillit Politik. Ajo është shprehur se Sistemi Zgjedhor është një çështje shumë e rëndësishme, pasi ndryshimi i këtij sistemi sipas saj, “do na sjellë një parlament më dinjitoz dhe “do kemi një demokraci më funksionale dhe njerëzit do të ndihen më të përfaqësuar.”
Duke folur për aktorët politikë në vend, Hajdari iu referua kryeministrit si një njeriu autoritar që nuk lëshon pe.
“Kemi një kryeministër që nuk lëshon pe, nuk do t’ia dijë fare. Është arrogant në maksimum. Do që të ketë këtë lloj sistemi pasi do të ketë pranë tij disa njerëz që ai i konsideron si pëllumba, që i mban aty dhe që i rrinë urtë.
Pëllumba i ka të gjithë. Vetëm pëllumba që s’janë ata, po i ka zbutur aq shumë Edi Rama sa pëllumba janë bërë.”-tha Rudina Hajdari për Abc News.
Diskutime rreth kësaj post