Deputetja Rudina Hajdari ka folur sërish pasditen e sotme për Reformën Zgjedhore dhe debatin mes palëve politike. Hajdari thotë se në këtë situatë është e rëndësishme të diskutohet për sistemin, ndërsa shtoi se mbledhja nuk duhet të përdorej për t’i bërë bisht sistemit.
Sa i përket tryezës politike, Hajdari tha se nëse nga propozimet e bëra nuk merr asgjë, nuk e sheh të arsyeshme praninë në Këshillin Politik.
“Unë nuk jam për të komentuar çfarë thotë Edi Rama, mundohet t’i fokusohem agjendës që kam përpara. Ajo që bëri Rama ishte diversion dhe i bënë bisht një temë goxha të rëndësishme për vendin”, u shpreh Hajdari.
Më tej Hajdari theksoi se puna kryesore e Këshillit Politik është të arrihet një konsensus në lidhje me kërkesat e propozuara.
“Jam në atë tryezë dhe përfaqësoj vullnetin e popullit që ka dëshirë që ky sistem të ndryshojë. Atëherë, çfarë do të marr unë nga kjo gjë. Sepse unë nuk mund të dal nga ajo tavolinë pa marrë diçka, është e padrejtë.Ne momentin që më komunikohet që nga ai propozim që kam bërë nuk marr më asgjë, atëherë praninë time në atë Këshill Politik nuk e shikoj të dobishme. Nuk e shikoj të arsyeshme vazhdimin. Unë shikoj plagën e shoqërisë, por mos të harrojmë se shumica e këtyre janë shkaktuar nga politika shqiptare.
Këta nuk duan gjë tjetër veçse të bëjnë rrotacionin e pushtetit, unë kërkoj që kjo të ndryshojë, të krijohet hapësirë për shanse të barabarta. Këtu ka një politikë malinje, ka interesa të ngushta personale që janë në mes. Më pëlqen nënvlerësimi që më bëhet sepse ndryshimi vjen nga brenda.Qëndrimet e mia kanë qenë të njëjta që fillimi. Kemi një kryeministër arrogant, që nuk lëshon pe. Kërkon të ketë disa njerëz rreth vetës që i konsideron si pëllumba. I ka zbutur shumë Edi Rama.” – tha Hajdari për Abc News.
Diskutime rreth kësaj post