Teatri Kombëtar në pronësi të Ministrisë së Kulturës tashmë përfundimisht i ka kaluar Bashkisë së Tiranës, duke i hapur rrugën ndërtimit të godinës së re nga ana e bashkisë.
Në një vendim të qeverisë që mban datën 8 maj 2020 saktësohet zona kadastrale ku përfshihet ky objekt si dhe të drejtat që ka bashkia për të zbatuar projektin e ri.
Ky vendim është konsideruar si “pazar” nga aktivistët dhe artistët që mbrojnë Teatrin.
Policia Bashkiake ka mbërritur para Teatrit Kombëtar dhe ka patur përplasjen e parë me artistët dhe aktivistët. Një person pati konfrontim me policin duke i thënë:
“Mos më prek me dorë, kush je ti që më prek me dorë”.
Aktorja Juli Emiri që po xhironte videon, thotë se policia ka arritur për të hyrë në Teatër, ndërsa i bën ftesë të gjithë qytetarëve që të rrethojnë Teatrin për ta mbrojtur.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post