Ky është momenti mahnitës kur një shqiponjë “zhytet” nga qielli në Alaska dhe fluturon larg me një peshk të pafat të kapur në kthetrat e saj.
Sipas medieve britanike, përcjell Telegrafi, ka qenë fotografi Alan Murphy, 59 vjeç, nga Londra, që ishte në Alaska, SHBA, kur kapi pamjet të cilat tregojnë dhe ilustrojnë saktësinë e shqiponjës kur ajo zhytet poshtë për të kapur “vaktin” e saj.
Siç bëhet e ditur, për dhjetë vitet e fundit, z. Murphy ka kaluar tetë ditë në vit duke udhëhequr seminare në malet e Alaskës duke u treguar të tjerëve se si të kapni më mirë imazhet e simbolit kombëtar edhe të Amerikës.
“Shqiponjat do të marrin çdo lloj peshku që mund të gjejnë për sa kohë që mund ta heqin atë nga uji”, thotë Alan duke shtuar se “ato mund të dallojnë peshqit nga një lartësi shumë e madhe”.
Siç bëhet e ditur, këto shqiponja udhëtojnë me rreth 50 kilometra në orë në fluturim të rregullt dhe mund të udhëtojë mbi 50 kilometra në ditë, duke përdorur shikimin e tyre të mprehtë për të parë “kapjen e saj të radhës”.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post