Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu duke u shprehur se tashmë kemi hyrë në një fazë të dytë të betejës me koronavirusin, bën thirrje që të rrimë pak më larg njëri tjetrit.
Lidhur me statusin e saj Manastirliu shpërndan mesazhin e shkrimtares Diana Çuli.
“Po vijmë në një fazë të dytë të kësaj beteje që ka qenë e vështirë. Shpresojmë ta kalojmë ashtu siç kaluam dhe fazën e parë. Të gjitha gjestet tona të bukura të traditës, dashurinë që tregojmë për njëri-tjetrin, afërsinë do mundohemi të mos e bëjmë në mënyrë konkrete; të rrimë pak më larg. Ky do të jetë dhe kontributi jonë për të shpëtuar shoqërinë dhe njerëzit tanë të shtrenjtë”.
Ju lutem dëgjoni mesazhin e shkrimtares Diana Çuli.
#BashkëKundër #Covid19″ – ka shkruar ministrja.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post