Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, e cila ka zgjatur për më shumë se 1 orë e gjysmë. Deputetja e Kuvendit, Rudina Hajdari, ka dalë me tone të forta dhe ka folur për marrëveshje dhe për shkelje syresh mes njëri-tjetrit.
Hajdari e tensionuar deklaroj se misionin e saj që ka ardhur nga jashtë vendit do të çojnë deri në fund.
“Këta i shkelin syrin njëri -tjetri. Unë për këtë kam ardhur në Shqipëri dhe këtë mision dhe këtë betejë do ta çoj deri në fund. Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve se do të ngelen në duart e këtyre dy personave që do vazhdojnë të tallen me ju. Ne duhet të ndryshojmë systemin zgjedhor.
Qytetarët shqiptarë duhet të kuptojnë një gjë. Këshilli Politik nuk është një tryezë ku diskutohet se ccfarë thanë kryetarët e Partive. Po diskutohen edhe mandatet. E din ipse ndodh kjo? Sepse kur mundohet të diskutohet për Reformën Zgjedhore.
Unë në Shqipëri erdha për të forcuar këto dy drejtime. U quajta tradhëtare kur shpreha mendimin tim në Parlamnt. Këtë betejë do ta ccoj deri në fund. Le të më bashkohen të gjithë shqiptarët për të ndryshuar Sistemin Zgjedhor. Këta I kanë gjërat e tyre në rregull.
Unë kam besimin që ccdo demokrat real do më bashkohet në këtë betejë për të ndryshuar sistemin zgjedhor. Momenti është tani. Të gjithë ata që kanë humbur shpresën në këtë ven, duhet të luftojnë për këtë gjë”. – tha Hajdari.
Diskutime rreth kësaj post