Pak nga pak të gjithë shtetet kanë menduar të hapin vendet e tyre që jeta e qytetarëve të mund të vijojnë jetën normale, por ekspertët janë kundër pasi i druhen frikës së shpërthimit të një vale të dytë në sezonin e verës më e fortë se kjo që po kalojmë.
Shqetësimi është që nivelet më të ulëta të infeksionit të kombinuara me temperatura më të larta mund të çojnë në vetëkënaqësi midis njerëzve për të mos respektuar rregullat e distancimit shoqëror dhe higjienës.
Bazuar në studimet e pandemive të mëparshme, ekspertët thonë se një valë e dytë ka të ngjarë të ndodhë edhe këtë herë.
Stefan de Keersmaecker, zëdhënësi i Komisionit Evropian, shpjegoi se “Shtetet Anëtare duhet të përgatiten për valën e dyta eventuale të infeksionit duke shfrytëzuar çdo mundësi për të përmirësuar sistemet ekzistuese të mbikëqyrjes.”
De Keersmaecker shtoi se autoritetet dhe qytetarët duhet të qëndrojnë në gatishmëri, dhe se “kjo është e rëndësishme për të siguruar që qytetarët të kuptojnë që valët e reja mund të ndodhin, edhe nëse një valë fillestare menaxhohet me sukses.”
Për ekspertët, vala e dytë e pandemisë nuk është çështje nëse, por thjesht se kur dhe për këtë arsye alarmi mbetet.
“Qeveritë janë të vetëdijshme që vala e dytë do të ndodhë dhe se ata duhet të mbajnë nën kontroll shkallën e infeksionit dhe të ri-vendosin kufizime dhe mbyllje të reja, kur ka një rritje të konsiderueshme të rasteve. Skenari i pritshëm nuk na lejon të qetësohemi pasi koronavirusi nuk do zhduket, pa vaksinën nuk është e mundur“, – tha Dr. Klaus Cichutek nga Paul-Ehrlich-Institut.
Diskutime rreth kësaj post