Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka hedhur akuza për korrupsion në adresë të kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.
Bardhi tha se Rama dhe Veliaj janë të lidhur me oligarkët dhe grupet kriminale që pastrojnë para në sektorin e ndërtimit.
Po ashtu, Bardhi tha se Veliaj erdhi në politikë me zero lekë dhe bëri dasmën me lekët e pensionit të mamasë, ndërsa shtoi se banesa ku jeton kreu i PD, Lulzim Basha është publike .
“Nëse ka ndonjë gjobaxhi dhe një njeri që është i lidhur me oligarkët dhe grupet kriminale që pastrojnë para në sektorin e ndërtimit, ai është kryebetonieri në krye të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Së dyti, se ku banon Basha, është tërësisht publike, ndryshe nga Veliaj që hyri në politikë me zero lekë dhe bëri dasmë me lekët e pensionin e mamasë. Basha është futur në politikë pas një karriere të shkëlqyer si jurist në disa organizata ndërkombëtare dhe me mijëra e miliona euro në llogarinë e tij bankare”, – tha Bardhi./ Opinion
Diskutime rreth kësaj post