Ish-ministri Ylli Manjani ka bërë një reagim të fortë ndaj kryeministrit Edi Rama, ku shkruan se është i mbaruar. ”Megjithëse i ka dalë emri ndërkombëtarisht me germa të kuqe si mbajtës pushteti me vota të vjedhura, gjen fytyrë të vendosë “vija të kuqe” për reformën zgjedhore!”, shprehet ndër rreshta Manjani.
Statusi i Manjanit:
“Megjithëse i ka dalë emri ndërkombëtarisht me germa të kuqe si mbajtës pushteti me vota të vjedhura, gjen fytyrë të vendosë “vija të kuqe” për reformën zgjedhore!
Kulmi i kulmit!
I do komisionet e zgjedhjeve t’ja drejtojë amdimistrada “e pavarur” që emëron vetë…
Po kur bën si shefi i OSBE, pavarësisht se e ka përdhosur imazhin e saj si askush tjetër më parë.
Nejse në pjesën e mbetur të jetës dhe në historinë e këtij shteti, veçanërisht në marrëdhëniet me jashtë, zotëria që sundon këtu do identifikohet nga këto germa të kuqe si MBAJTËS PUSHTETI PA VOTËN E LIRË të popullit të vet. Madje edhe si mbajtës i pushteti pa shumicën e votave edhe pas blerjes…
Le të llomotisë sa të dojë,po kaq është arritja e Tij:
këto germa me ngjyrë të kuqe që gjenden në arkivën e Prokurorisë së Republikës, të BILD e mediave të tjera, si dhe në memorien e çdo të interesuari për Shqipërinë.
Le ta bëjnë ligjin zgjedhor që votat të numërohen tek selia e PS, kolegjit zgjedhor tja bëjë selinë në surrel po të dojë.
Është i mbaruar!
Kot e ka që gurgullon se i ka dalë çdo bojë me të cilin e bojatisi kultin e vet.
Të gjithë e njohin nga germat e kuqe të rrezikut…” – shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post