Mbrëmjen e kaluar, mjeku i njohur infeksionist, Pëllumb Pipero ka dhënë mjaft shpresë dhe mesazhe pozitive në lidhje me situatën e koronavirusit në vendin tonë.
Në emisionin “Provokacia” të Mustafa Nanos, profesor Pipero tha se kurba ka një rënie të vazhdueshme dhe se ka rënë virulence, por edhe transmetueshmëria.
“Përgjithësisht viruset respiratore kanë sezonalitet. Ky virus nuk shfaqet për një farë kohë, ndaj dhe themi se mund të ketë një valë të dytë. Por kurba ka një rënie të vazhdueshme.
Ka dy momente të rëndësishme në këtë periudhe që janë shtrimet në spital dhe humbja e jetëve njerëzore. Pas çdo rasti pozitiv ose me klinik fshihen 10-15 pa klinik. Në këtë situatë që jemi tregues i rëndësishëm është sa raste kemi me klinikë dhe sa raste kemi në spital.
Në këtë aspekt them që këtij virusi i ka rënë jo vetëm transmetueshmmëria (ne e kemi diku tek 08-09 dhe i bie që për dy apo tre jave të mos kemi më raste nëse vazhdon me këtë ritëm) por edhe virulenca. Në uljen e transmetueshmërisë temperaturat janë faktor i rëndësishëm.
Deri tani sot janë bërë 6 dalje dhe nuk kishim një shtrim të ri. Por edhe kur vijnë janë pa komplikacione. Por virusi duke kaluar nga nje qytetar te tjetri i bie virulenca, nisur nga këto parametra them se po shkon drejt asaj që nuk do të duket më, për një farë kohe, por duhet të jemi të përgatitur për mundësinë e një vale të dytë.” – tha Pipero.
Gjithashtu ai tha situata e deritanishme tregon se Shqipëria e ka mundur virusin i cili sipas tij është në përpëlitjet e fundit.Por, sipas Piperos duhet të kalojë 1 muaj nga rasti i fundit pozitiv që ne të jemi të lirë nga Covid-19.
“Unë po them që ne e kemi mundur dhe që është në përpëlitjet e fundit. Askush nuk mund të bënte parashikime në akt pandemi, por kam thënë që besoj se gjysma e dytë e majit do të na gjejë me shumë pak raste.
Fundi i majit ndoshta nuk do të ketë më raste, por duhet të kalojë 1 muaj nga rasti i fundit pozitiv që ne të jemi të lirë nga Covid-19. Do të thoja që kemi arritur një fitore jo vetëm bindëse, por edhe domethënëse të koronavirusit në Shqipëri.” – tha Pëllumb Pipero.
Diskutime rreth kësaj post