Doktor Pëllumb Pipero i ftuar në “Open” foli për disa rregulla që duhen pasur parasysh gjatë hapjes së vendit. Sipas tij, rreziku më i madh dhe frika më e madhe ka të bërë me kontaktet fizike të njerëzve.
Duke iu referuar edhe traditës së shqiptarëve ai tha se ne bisedojmë me katër-pesë persona dhe bisedojmë për disa minuta. Pipero gjithashtu shtoi se virusi është prezent, dhe ndaj duhet të jemi të kujdesshëm.
Sipas Piperos nuk ka nevojë mbajtja e maskave, apo e dorezave kur janë pjesëtarë të së njëjtës familje, ndërsa shtoi se e detyrueshme është mbajtja e maskës në ambiente publike, sikurse është transporti urban, apo mjedise me shumë njerëz, ku duhet të qëndrosh për shumë kohë me persona të tjera.
“Virusi vazhdon të qarkullojë dhe është e domosdoshme të ruajmë distancën fizike 1.5-2 metër. Dhe në ambientet publike dhe në transportin urban duhen maska. Unë them maskat dhe dorezat rrugës nuk duhet të mbahen, nuk është e nevojshme. Unë vet shikoj njerëz rrugës, ecin burrë e grua me maska e doreza. Edhe i kam ndaluar ju kam thënë pse i mbani. Është e kot”, përmbylli mjeku Pëllumb Pipero.
Sipas Piperos, hapja është bërë graduale dhe më mira u bë në këtë drejtim, por shton se duhet pasur vetëm kujdes nga të gjithë, sepse virusi qarkullon, por me një ngadalësi.
Diskutime rreth kësaj post