Aktori i njohur Bes Kallaku po tregohet shumë aktiv në rrjete sociale gjatë ditëve të karantinës. Ai publikon vazhdimisht momente pranë njerëzve të dashur, Xhensilës dhe vajzës së tyre Ajka.
Dhe me rritjen e temperaturave si shumë personazhe të njohur dhe Besi ka zgjedhur t’i kalojë këto ditë pranë bregdetit.
Ai ka publikuar në llogarinë e tij disa video ku shfaqet me të voglën e tij, Ajka duke vrapuar dhe duke tentuar për t’i shpëtuar dallgëve të detit.
Nga pamjet duket se Besi është rrëzuar në njërin moment, megjithatë Xhensila është kujdesur të filmojë gjithçka mes të qeshurave.
Komentet e ndjekësve kanë qenë të shumta dhe të gjithë janë shkrirë me këto pamje të Besit me Ajkën.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post