Monika Kryemadhi ka dhënë një deklaratë mjaft interesante sonte ku zbuloi për herë të parë gjëra të pa thëna më parë duke thënë se ajo është në qëndrim të kundërt me Metën sa i përket djegies së mandateve.
“Mund t’ju duket e çuditshme, por në vendimet politike të Metës nuk kam ndërhyrë dhe nuk do ndërhyj asnjëherë. Kjo është e pabesueshme, por është e vërtetë.
Unë vazhdoj ti qëndroj djegies së mandateve edhe pse Meta është kundër. 18 deputetët që ka zgjedhur Ilir Meta dy javë para zgjedhjeve të vitit 2017, kanë qenë zgjedhja e Metës.
Dhe ata nuk do ndërmerrnin një vendim kundra Metës. Çdo vendim i Monikës nuk ka qenë individual, por i grupit parlamentar të LSI-së. E dogja unë mandatin dhe u ngritën të gjithë dhe thanë do ta djegim. Ajo që është e rëndësishme, është që të mos e fusni opinionin publik në një terren ku nuk ka zgjidhje”, tha Kryemadhi.
Diskutime rreth kësaj post