Moderatorja Fjoralba Ponari është shumë aktive në rrjetet sociale gjatë periudhës së karantinës. Ajo përveç videove në TikTok, i jep çdo mbrëmje fansave mundësinë ta pyesin për çdo gjë që kanë dëshirë.
Mirëpo, së fundmi pyetja që ka tërhequr më shumë vëmendje ka qenë nga një ndjekëse, e cila e ka pyetur Fjoralbën nëse i është thyer ndonjëherë zemra.
Ndërkohë moderatorja e ka pranuar dhe nuk ka nguruar të japë edhe disa këshilla për të ecur përpara.
“S’ka vaksinë kundër thyerjes së zemrës. Fokusohu në ndjesitë pozitive të jetës, këndo, kërce, lexo, dil me shoqërinë, nis një hobi të ri. Bëj gjërat që do, rritu si njeri dhe do tërheqësh të njëjtat gjëra e njerëz pozitivë rreth vetes”, ka shkruar ajo në Instastory.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post