Analisti Ilir Demalia shprehet se Tirana është një qytet pa identitet historik, kulturor dhe social. Ai shprehet se populli fle gjumë dhe opozita pret eshtrat e qenit të ngordhur.
Demalia paralajmëron se nuk kemi parë gjë akoma.
Postimi i plotë:
“Tirana tashmë kryeqytet pa identitet historik, kulturor dhe social.
Tirana është tashmë nje qytet rrumpalle pa asnjë vlere si qytet, lere me pastaj kryeqytet! kjo reflektohet në të gjitha antivlerat e katunarizmit si misantropi sociale në kombinim me “modernizmin” e piktorit të deshtuar dhe kanakarit të tij, dyshja Rama-Veliaj që sundojnë politiken, median, kulturën dhe gjthçka.
Paraqitur kjo dukshëm në katraurën urbane të Rilindjes si shkatërrim të vlerave të trashëgimise historike kulturore. Gënjejne të gjithë duke genjyer veten për të ngritur llumin.
Populli fle gjumë!
Opozita pret eshtrat e qënit të ngordhur!
S’keni parë gjë akoma!”, shkruan Demalia.
Diskutime rreth kësaj post