Në një video e gjatë online për COVID-19 është bërë virale. Publikimi i kthyer edhe një libër të sapo publikuar është kthyer nga më të shiturit në Amazon, ku teoria e re bën bashkë një seri gënjeshtrash për koronavirus në një kornizë më të gjerë: në atë të një plani të të pasurve të botës, të cilët kanë përhapur koronavirusin për të rritur taksat e vaksinimit.
Mes pohimeve të ndryshme pa asnjë mbështetje shkencore në videon e përmendur është idea se mbajtja e maskave jo vetëm nuk mbron nga virusi, por madje është dhe e dëmshme.
Gjithashtu thuhet se mbyllja e plazheve është një gabim sepse në ujë ka mikrobe shëruese.
Në video është dhe hipoteza se numri i viktimave është fryrë “ad hoc” për të përforcuar kontrollin e popullsisë.
Autore e videos është Judy Mikovits, një biokimiste e cila përfundoi në anën e errët të komunitetit shkencor pas një skandali në vitin 2009 për një studim – të publikuar dhe më pas i hequr nga Science – i cili lidhte sindromën e lodhjes kronike me një retrovirus që vinte nga macet.
Shkenca më pas dëshmoi se nuk kishte asgjë të vërtetë dhe se studimi nuk respektonte standartet shkencore, shkruahet në një artikull të gjatë të publikuar nga Washington Post.
Videoja është aq kontroverse sa Facebook, Youtube e Vimeo e kanë hequr nga platformat e tyre dhe pse shumë përdorues vijojnë ta hedhin sërish dhe platformat e riheqin sapo publikohet.
Sipas një zëdhënësi të Vimeo, të cituar nga Washington Post, “video është hequr pasi shkel politikat të cilat ndalojnë përhapjen e informacioneve që kundërshtojnë udhëzimet aktuale dhe që dëmtojnë shëndetin publik”.
Por për ata që duan të jenë të bindur se komploti ekziston, heqja nga platformat e videos është vetëm një konfirmim më shumë për ekzistencën e tij.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post