Të gjithë qytetarët mund të tërheqin kartat e identitetit dhe pasaportat e prodhuara tashmë si dhe mund të aplikojnë për dokumente të reja biometrike. Kryeministri Rama shkruan se procesi është lehtësuar.
Postimi i Ramës:
“SQARIM PËR SHUMË KOMENTE MBI APLIKIMET PËR KARTË ID APO PASHAPORTË
PROCESI ËSHTË LEHTËSUAR NDJESHËM DHE KOHA ËSHTË PËRGJYSMUAR ME HEQJEN E SPORTELIT E TË RADHËS NË KOMISARIAT
Karta ID apo Pashaporta Biometrike tanimë merren duke aplikuar online në e-albania
• Pasi merr aplikimin Policia e Shtetit ka një afat deri në 8 ditë për verifikimet me procedurë normale dhe vetëm 24 orë për verifikimet me procedurë të përshpejtuar
• Pas kryerjes së verifikimeve, qytetari njoftohet me e-mail për të marrë orën e paraqitjes fizike për dhënien e gjurmëve biometrike në zyrën përkatëse të kompanisë Aleat
#ShërbimeDigjitale2020 #paRadha #paRryshfet #ShqipëriaqëDuam”, shkruan Rama.
Diskutime rreth kësaj post