Drejtori i njësisë epidemiologjike i Masimo Cicioli deklaroi përballë senatit italian se COVID- 19 po humb fuqinë. Ai shtoi se virusi po zhvillohet, por po humb çdo ditë fuqinë për të infektuar njerëz si dhe po humb rrezikshmërinë për të marrë jetë.
Massimo Ciccozzi, u shpreh se në Itali ka pasur dy momente të ndryshme kur ka hyrë virusi me një diferencë prej dy javësh. Ciccozzi tha se virusi COVID-19 po krijon mutacione që i shërbejnë për të mbijetuar.
“Ne po shohim se nuk shkakton më shumë viktima, këtu duket qartë që po humb fuqinë e tij. Një tjetër fakt që e konfirmon këtë të dhënë është edhe numri i ulët i pacientëve që janë të shtruar në gjendej të rëndë në terapi intensive”, thotë ai.
Ndërsa Massimo Clementi, virolog i spitalit San Raffaele të Milanos tha para senatit se koronavirusi nuk mbijeton në temperatura të nxehta. Ai shtoi se ka shumë gjasa që me ardhjen e të nxehtit virusi të zhduket.
Diskutime rreth kësaj post