Data 18 maj do të jetë dita kur do të fillojë plotësisht rikthimi në normalitet, pasi qeveria synon lejimin e qarkullimit mes qyteteve, por edhe hapjen e kufijve.
Kryeministri Rama ka bërë me dije se plani është që pas 18 majit të lehtësohet lëvizja, por sipas tij, gjithmonë më një kusht, numri i rasteve te reja me koronavirusin duhet të jetë i ulët.
“Pas 18 majit ne presim të lehtësojmë gjerësisht lëvizjen qoftë brenda për brenda qoftë për të kapërcyer kufijtë, por ka gjithnjë një kusht, numrat duhet të na ndihmojnë, ndryshe do bëjmë hapa pas, që mos të bëjmë këtë duhet të gjithë të luftojmë individualisht, me zbatimin e rregullave që janë mësuar përmendësh, ne mund të mbrojmë shëndetin e familjarëve dhe të vendit në këtë proces hapje, se fatkeqësia e madhe në këtë situatë nuk është që vendos shumica, por një pakicë shumë e vogël që merr në qafë gjithë shumicën”, tha Rama duke shtuar se duhet bërë kujdes i madh nga qytetarët që të mos rikthehen shifrat e larta të infeksionit.
Diskutime rreth kësaj post