Kryetari i opozitës, Lulzim Basha dhe bashkëshortja e tij, Aurela Basha kanë sot 15 vjetorin e martesës së tyre. Këtë e ka barë të ditur bashkëshortja e Bashës, Aurela, e cila ka postuar disa foto në rrjetet sociale nga ceremonia e tyre e celebrimit.
Në foto, duket Aurela është e veshur me vellon e bardhë dhe Basha me kostumin e zi, po ashtu çifti duket se është celebruar në Bashkinë e Tiranës.
Një vit më parë gjatë një takimi në Pogradec, Lulzim Basha rrëfyer detajet e lidhjes me bashkëshorten.
“Pogradeci, qytet i dashurisë. Nuk e them kot. Sot kam 14-vjetorin e martesës dhe lidhjen me Aurelën e kam pagëzuar në Pogradec. Meqë të lexova diçka personale, të tregova diçka personale”, është shprehur Basha vitin e kaluar.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post