Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani shprehet me bindje se për “çështjen Dvorani” nuk ka më asgjë për t’u diskutuar, pasi atij i ka mbaruar mandati dhe deri më tani ka marrë kohë.
Në një intervistë për Abc News, Manjani u shpreh se e vetmja gjë që duhet të bëjë Këshilli i Lartë Gjyqësor është që t’i ndërpresë rrogën anëtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Dvoranit dhe t’i marrë çelësat e zyrës. Po ashtu, ajo që KLGJ duhet të bëjë sipas Manjani është që t’ia caktojë dosjet e Dvoranit dikujt tjetër.
Sa i përket reformës në drejtësi, Ylli Manjani shprehet se nuk ka asnjë lëvizje, për mirë nga Reforma në Drejtësi, zhvillimet e fundit sipas tij, as shkëndija nuk janë.
Ylli Manjani: Është shumë e thjeshtë, Këshillit të Lartë Gjyqësor i kërkohet që të deklarojë mbarimin apo jo të mandatit të Dvoranit. Këtë gjë Gjykata e Lartë e ka vendosur që në 16 janar 2014. Tani është fjala kush do t’i marrë dosjet e këtij, kaq i kërkohet KLGJ-së. Kjo është histori e vdekur nga ana ligjore. KLGJ nuk ka punë të shprehet për mandatin e vdekur të Dvoranit. Është zhdukur mandati i tij ka mbaruar. Diskutimi është si ky njeri ka dalë nga dera e Gjykatës së Lartë. Ky mbeti i vetëm për të mbajtur derën hapur, se s’kishte gjë në dorë. Sot ka të rinj që mund ta mbajnë derën hapur. Ky nuk ekziston më, i merr çelësat, dosjet, i merr rrogën.
Po ashtu, Manjani shton se nuk ka pse të merren për bazë ato që thotë Euralius apo USAID, pasi sipas tij, Shqipëria ka mjaftueshëm ekspertë.
Ylli Manjani: A të kthehem edhe unë ministër, a ma jepni dhe mua rrogën prapë? Euralius, Usaid, ky është budallik me okë. Ky muhabet nuk ka më ku të rrijë. Ç’punë kanë këta. Ka shumë ekspertë Shqipëria. Ta provojë KLGJ t’ia ndërpresë rrogën dhe të shkojë Dvorani në gjyq ta kërkojë prapë rrogën. Ta bëjnë si gjithë të tjerë. Ky është pisllik, nuk ka logjikë ku të rrijë. As logjika e banditëve nuk funksionon kështu.
Ish-ministri sqaron gjithashtu se nuk ka asgjë personale me Dvoranin, por shton se “këtij zotërisë i ka mbaruar mandati.”
Çfarë e mbajti zotin Dvorani dhe çfarë po e mban tani?
Ylli Manjani: Mendoj që nëse ka një diskutim moral, etik sigurisht, Dvorani është defiçitar. Nuk e justifikon dot që ka ndenjur 6 vite e tre muaj në punë pasi i ka mbaruar mandati. Logjika është farë e thjeshtë. Të gjithë kolegët e tij ikën dhe e dorëzuan mandatin. Ky nuk është debat. Dil nga zyra o vëlla.
Diskutime rreth kësaj post