Në përditësimin e të dhënave të ditës së sotme Ministria e Shëndetësisë njoftoi se u identifikua një rast i ri me koronavirus edhe në qytetin e Fierit.
Pasi farmacisti rezultoi pozitiv me COVID-19, punonjës të Bashkisë kanë marrë masa për dezinfektimin e pallatit ku jeton ai.
Mësojmë se pallati ku banon farmacisti, ndodhet shumë pranë lagjes ku jeton edhe gruaja shtatzënë që u identifikuar me COVID-19.
Kujtojmë se nga 20 mostrat e dërguara dje në Institutin e Shëndetit Publik nga Fieri, që janë kontak i rastit të fundit pozitiv në këtë qytet, rezultoi pozitiv farmacisti.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post