Ish-deputeti demokrat, Aleksandër Biberaj i ka bërë thirrje kryeministrit Rama që të heq gjendjen e shtet-rrethimit, duke larguar në këtë mënyrë Policinë dhe Ushtrinë nga rrugët.
Sipas Biberajt, qeveria po sillet me liritë e qytetarëve si një juntë ushtarake. Për demokratin, qytetarët duhet të lejohen t’i kthehen normalitetit, ndërkohë që opozita duhet të marrë përgjegjësitë e veta para qytetarëve dhe kombit.
“Z. Kryeminister hiq gjendjen e shtet-rrethimit duke larguar se pari Ushtrinë dhe Policinë nga rruget! Klika ne pushtet po sillet me liritë tona qytetare si junte ushtarake! Kthe normalitetin jo me pikatore dhe lëri qytetaret të jetojnë në lirinë e tyre të dhëne nga zoti, natyra dhe demokracia! Opozita duhet të marrë përgjegjësitë e veta para qytetareve dhe kombit!
Frike jo, aksion opozitar, përballje po!
Siç shihet situata po i ri-kthehet normalitetit, pavarësisht se unë personalisht gjykoj se situata e pandemisë është keq-përdorur qe nga “dita zero” apo “pacienti zero”, nga klika ne pushtet, e cila qe nga koha e tërmetit, por sidomos gjate pandemisë ka marre formën e një junte ushtarake te pakontrolluar. Situata është ekzagjeruar, amplifikuar dhe tepruar me qëllime te errëta e te mbrapshta per perfitime politike dhe ekonomike nga qeverisja. Propoganda qeverisëse vetem ka mbjellur terror psikologjik, frike, pasiguri dhe stres per qytetaret, duke permendur vend e pa vend varre, arkivole apo te vdekur, hipotetiksiht me qindra apo mijera!?
Se fundi nuk kishte asnjë lloj shkaku apo nevoje qe situata e fatkeqësisë natyrore te zgjatej edhe per 2 muaj deri me 23 qershor. Natyrisht qe meritojnë vlerësim, respekt dhe mirënjohje te jashtëzakonshme ne radhe te pare mjeket, farmacistet dhe infermieret qe ishin dhe jane ne vijen e pare me corona-virusin, por po ashtu meritojnë vleresim per punen e tyre te jashtëzakonshme me regjim 24-oresh forcat e policisë dhe te ushtrisë, te cilët kane 2 muaj qe punojne ne kushte shume te veshtira dhe te ekspozuar ndaj virusimit, pune per te cilën kane munguar fatkeqësisht stimujt materiale, ne formen e pagesave per orët jashtë orarit, pagesat e vështirësive apo bonuset e ndryshme”, thekson ai.
Statusi i plotë i Aleksandër Biberajt:
“Kryeminister hiq gjendjen e shtet-rrethimit duke larguar se pari Ushtrinë dhe Policinë nga rruget! Klika ne pushtet po sillet me liritë tona qytetare si junte ushtarake! Kthe normalitetin jo me pikatore dhe lëri qytetaret të jetojnë në lirinë e tyre të dhëne nga zoti, natyra dhe demokracia! Opozita duhet të marrë përgjegjësitë e veta para qytetareve dhe kombit!
Frike jo, aksion opozitar, përballje po!
Siç shihet situata po i ri-kthehet normalitetit, pavarësisht se unë personalisht gjykoj se situata e pandemisë është keq-përdorur qe nga “dita zero” apo “pacienti zero”, nga klika ne pushtet, e cila qe nga koha e tërmetit, por sidomos gjate pandemisë ka marre formën e një junte ushtarake te pakontrolluar. Situata është ekzagjeruar, amplifikuar dhe tepruar me qëllime te errëta e te mbrapshta per perfitime politike dhe ekonomike nga qeverisja. Propoganda qeverisëse vetem ka mbjellur terror psikologjik, frike, pasiguri dhe stres per qytetaret, duke permendur vend e pa vend varre, arkivole apo te vdekur, hipotetiksiht me qindra apo mijera!?
Se fundi nuk kishte asnjë lloj shkaku apo nevoje qe situata e fatkeqësisë natyrore te zgjatej edhe per 2 muaj deri me 23 qershor. Natyrisht qe meritojnë vlerësim, respekt dhe mirënjohje te jashtëzakonshme ne radhe te pare mjeket, farmacistet dhe infermieret qe ishin dhe jane ne vijen e pare me corona-virusin, por po ashtu meritojnë vleresim per punen e tyre te jashtëzakonshme me regjim 24-oresh forcat e policisë dhe te ushtrisë, te cilët kane 2 muaj qe punojne ne kushte shume te veshtira dhe te ekspozuar ndaj virusimit, pune per te cilën kane munguar fatkeqësisht stimujt materiale, ne formen e pagesave per oret jashtë orarit, pagesat e vështirësive apo bonuset e ndryshme.
Media ka kryer një pune te jashtëzakonshme gjithashtu, sidomos gazetaret e terrenit dhe operatoret, duke na informuar për gjithçka qe ndodhte ne Shqipëri jashtë censurës dhe kontrollit qeveritar, por edhe per kete grup shume te rëndësishëm informimi ne kohe reale mungon ndihma apo shperblimi ekonomik nga ana e qeverise. Fatmirësisht situata e përgjithshme është e mire, dhe te gjithe duhet te mendojmë, punojmë dhe kontribuojmë per ri-kthimin e normalitetit. Me ne fund “virusi po tërhiqet” por duke na lenë pas shume plage, pasoja sociale, psikologjike dhe mbi te gjitha ekonomike, pasoja per te cilat qeveria qe menaxhon taksat tona dhe e ka per detyre për t’u kujdesur, ndihmuar dhe gjetur zgjidhje ekonomike per qytetaret dhe bizneset, detyre te cilën nuk po e kryen aspak sic duhet.
Qeverisja është komplet e çoroditur, e hutuar, e tej-lodhur nga mbipushteti dhe nga bashkejetesa me krimin dhe korrupsionin, e tej-konsumuar gjate 7 viteve te keq-qeverisjes, e ndodhur komplet e papergatitur, pa ide, pa inovacion, pa kreativitet dhe pa besim ne vet-vehte, ben vetem shoë-propogandistik te dale boje dhe pa nivel edhe per shoë! Politika gjykoj se duhet urgjentisht t’i rikthehet normalitetit dhe opozita duhet te marre përgjegjësitë e veta përpara vendit, pasi ka sfida te jashtëzakonshme përpara, ne interes te qytetareve dhe te kombit!
Nga keq-qeverisja 7 vjeçare nuk pret me askush asgjë pasi ka vetëm përkeqësime, qytetaret presin vetem rastin e pare per ta larguar nga froni i rrëmbyer padrejtësisht ne vitin 2017 dhe i mbajtur po padrejtësisht deri tani vetëm me demagogji, propagandë, mashtrim, krim dhe korrupsion. Si gjithmonë vazhdojmë te mbetem rekord boterore edhe per masat e zhdrejta represive, per shkeljen e lirive dhe te drejtave themelore te njeriut pa pyetur per kushtetute dhe as per ligje! Situata eshte teper e zymte, por jo pa shprese! TANI ESHTE KOHA! FRIKE JO, PERBALLJE, AKSION OPOZITAR PER TE NDRYSHUAR REALITETIN, PO!” – ka shkruar ai.
Diskutime rreth kësaj post