Ish-deputeti i PD-së Edi Paloka tregon arsyen përse Edi Rama e mbante të fshehur emrin e kryetarit të Komitetit të Ekspertëve, që sot u zbulua se është zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.
Paloka shkruan se Rakacolli është neurologia e Ramës.
“Javën e 8 të karantinës publikohet emri i drejtueses së Komitetit Teknik të Ekspertëve. Zv.ministrja e Shëndetësisë është neurologia dhe mjekja personale e Edi Ramës e cila në vitin 2017 emëroi bashkëshortin e saj Perlat Kapisyzi në postin e drejtorit të Sanatoriumit.
Ligji nr 15/2016 për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive në nenin 24 pika 7 dhe pika 8 përcakton: Veprimtaria e grupeve të ekspertëve bazohet në parimet e ekselencës, paanësisë dhe transparencës. Emërimi i zv/ministres në krye të këtij komiteti përbën një shkelje ligjore.
Ky nuk është komitet ekspertësh por komitet politik në funksion të funksionit të propagandës së Edi Ramës”, shprehet Paloka.
Diskutime rreth kësaj post