“Edhe një kthim në 20% të niveleve të lëvizshmërisë të para bllokimit që sapo përfundoi mund të shkaktojë një rritje të dukshme të vdekjeve të koronavirusit në Itali, në disa rajone më të mëdha se vala që po përfundon”.
Ky është përfundimi i një studimi i “Imperial College London” botuar në fillim të fazës 2.
Në detaje, në skenarin me 20% rritje të lëvizshmërisë, vlerësimi është për një rritje të vdekjeve midis 3700 e 5000 dhe në skenarin me 40%, numri i përgjithshëm i vdekjeve mund të rritet nga 10.000 në 23.000 persona.
Në veçanti, studimi shqyrton shtatë rajonet më të prekura nga pandemia (Piemonte, Liguria, Lombardia, Veneto, Emilia Romagna, Marche dhe Toskana) dhe hipotetizon tre skenarë tetëjavorë: lëvizshmëri e pandryshuar në krahasim me fazën e bllokimit, një rritje prej përkatësisht 20% dhe 40%.
“Duke simuluar tetë javët e ardhshme, vlerësohet se nëse lëvizshmëria mbetet e pandryshuar, do të ketë një ulje të vazhdueshme të vdekjeve dhe epidemia do të eliminohet. Në të kundërtën, një rivendosje e lëvizshmërisë në 20% ose 40% të niveleve të para karantinës mund të çojë në një ringjallje të epidemisë me më shumë vdekje sesa vala e tanishme në mungesë të ndërhyrjes së mëtutjeshme”, shkruajnë studiuesit e Londrës.
Diskutime rreth kësaj post