Giuseppe De Donno, drejtues i Departamentit të Pneumologjisë së Spitalit “Carlo Poma” në Mantova për Tgcom24 është shprehur se kurimi me plazmë për koronavirusin është një temë serioze për t’u adresuar pa ironi.
“Me plazmën kemi ndihmuar pacientë në gjendje të rëndë, 48 të shpëtuar gjithsej”, kujton De Donno i cili, megjithatë, bën thirrje për kujdes:
“Ka pasur përmirësime klinike, por ne jemi duke pritur publikimin” e studimit, “ndërkohë na telefonojnë nga e gjithë bota” .
“Ne kemi propozuar një protokoll – nënvizon mjeku – të shëruarit nga koronavirusi bëhen dhurues vullnetarë të gjakut dhe nga gjaku i tyre ne ruajmë plazmën”. – ka thënë ai.
Diskutime rreth kësaj post