Koronavirusi është një ndër pandemitë më të rënda që ka prekur botën mbarë, me rreth 3.6 milionë të infektuar dhe mbi 250 mijë viktima.
Europa është një ndër kontinentet më të prekura, me Britaninë që kryeson aktualisht, me mbi 29 mijë viktima, e ndjekur nga Italia, Spanja, Franca dhe Gjermania.
Pikërisht nga kjo e fundit, ekspertët thonë se rreziku ende nuk ka kaluar, madje duhet pasur kujdes, sepse mund të ketë edhe valë të tjera.
“Ne e dimë pothuajse me siguri se do të ketë një valë të dytë të epidemisë së koronavirusit. Shumica e shkencëtarëve besojnë këtë dhe shumë besojnë se do të ketë gjithashtu një valë të tretë”. Kështu deklaroi presidenti i Institutit Robert Koch, Lothar Wieler, në Berlin.
Diskutime rreth kësaj post