17 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri vetëm në 24 orët e fundit. Ditën e djeshme kishim vetëm 8 raste ndërsa sot ky numër është dyfishuar duke e çuar në total numrin e të prekurve në 820.
Rastet pozitive të ditës së sotme janë të shpërndara përkatësisht, 9 raste në Tiranë, 5 raste në Krujë dhe Kamza me 3 raste, vatër familjare.
Biologu i njohur Ethem Ruka shkruan se me këtë dyfishim në raport me ditën e djeshme asgjë nuk është e qëndrueshme.
Postimi i Ruka:
“MAJ 2020: SITUATA E COVID-19 NE VENDIN TONE
Sot % e te sheruarve eshte rritur me afersisht 1.5% ne raport me diten e djeshme, ndersa % e te infektuarve eshte ulur me 1%. Nuri i infektimeve sot u rrit dyfish ne raport me diten e djeshme. Asgje nuk eshte e qëndrueshme”, shkruan ai.
Diskutime rreth kësaj post